Site icon Telegrafi

Policët ngatërrohen për striptizerë

Policët janë rrethuar në momentin që kanë hyrë për dere në ndejën e cila po mbahej në qytetin Simmern, në perëndim të Gjermanisë, derisa njerëzit e dehur kanë kërkuar nga ata t’i heqin rrobat.

"Një femër e re kishte organizuar një ndejë dhe duket të ketë pasur ndonjë keqkuptim sepse mysafirët e saj menduan se dy policët ishin pjesë e një akti striptizi", ka thënë një zëdhënës policie.

"Keqkuptimi është zgjidhur në mënyrë të lehtë dhe është qetësuar situata”, ka thënë zëdhënësi.

“Dhe ata kanë dalë nga ndeja me uniformat e tyre të paprekura", ka shtuar ai.

Exit mobile version