Site icon Telegrafi

‘Policët’ ngacmojnë Tahirin: O shef pse të hoqi Rama?

Ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri, është bërë pjesë e spektaklit të humorit “Portokalli” këtë të diele. I paraqitur në numrin humoristik me Florian Binaj dhe Irgen Çela të cilët luajnë personazhet e dy policëve pa diskutim dha shumë të qeshura.

Gjatë spektaklit nuk munguan edhe pyetjet me ‘spec’ nga dy policët të cilët pyetën ish-ministrin për largimin e tij, nga posti i ministrit.

Tahiri, tashme deputet dhe kreu i PS-së në Tiranë, i ka qëndruar serioz përgjigjes duke thënë se “çdo gjë e ka një fillim dhe një fund”.

“As mu ndanë e as iu ndahem”, shkruan me humor Tahiri në rrjetin social Facebook ku ka shpërndarë videon e skeçit në Portokalli. /Telegrafi/

Exit mobile version