Dy zyrtarë policorë në Ohio të Shteteve të Bashkuara janë bërë sensacion në internet pas publikimit të një videoje.
Ata kishin qenë në vendin dhe momentin e duhur për ta ndihmuar një kafshë, të cilës i kishte ngecur një kavanoz në kokë, transmeton Telegrafi.
Bëhet fjalë për një rakun të cilin e gjetën policët në Perskins duke “bredhur” rrugëve pa kontroll, duke marrë parasysh faktin se i kishte ngecur në kokë një kavanoz.
E duke parë se po i rrezikohej jeta dhe mund të goditej nga ndonjë veturë, ata intervenuan për ta shpëtuar nga më e keqja.
Pamjet e publikuara më poshtë shfaqin momentin kur ata arrijnë t’ia largojnë nga koka kavanozin. /Telegrafi/