Site icon Telegrafi

Policët në Mexico City në dietë

Rreth 1.300 policë do të marrin pjesë në aksionin e dobësimit, i cili zbatohet në nën organizimin e drejtorisë policore të qytetit dhe ministrisë federale të shëndetësisë.

“Vështirë se do t’i shtyjmë të mos hanë tortase (sandviçë të mëdhenj meksikan) apo tako”, ka thënë Nora Frias, zyrtare lokale e policisë.

“Por na duhet t’ua tërheqim vërejtjen se, nëse një ditë hanë një shujtë të tillë, të nesërmen shujta duhet të jetë me perime”, ka shtuar ajo.

Mbi 70 për qind e policëve në Mexico City të cilët ushqehen nëpër restorantet e ushqimit të shpejtë janë të trashë.

“Si pjesë e aksionit të ri policët çdo muaj do t’i nënshtrohen kontrollit mjekësor, e për gjysmë viti do të hipin sërish në peshore”, ka thënë Frias.

Sipas të dhënave të ministrisë së shëndetësisë, rreth 70 për qind e meksikanëve të rritur kanë peshë të tepërt trupore, e 30 për qind janë të trashë./Telegrafi/

Exit mobile version