Telegrafi

Policët në hall për të gjetur dikë që nuk ka pirë alkool

Një polic shtetëror kishte ndaluar një kombi për tejkalim të shpejtësisë të shtunën në Indiana. Ai kishte arrestuar gruan 24-vjeçare nën akuzën për vozitje në gjendje të dehur.

Baba i djaloshit arriti më vonë për ta marrë, por policët vërejtën se edhe ai ishte i dehur dhe arrestuan po ashtu nën akuzën për vozitje në gjendje të dehur.

Policia ka thënë se më pas kanë arritur edhe gjyshërit e djaloshit. Që të dy kishin pirë, ka thënë policia shtetërore, por për fat gjyshja e cila po voziste ishte brenda kufirit të lejuar, prandaj policët i përcollën ata deri në shtëpi së bashku me fëmijën.