Site icon Telegrafi

Policët në Angli tallen nga qytetarët në mediet sociale, pasi përdorën një kamion të madh për ta sekuestruar një skuter elektrik

Një forcë policie në Angli është përballur me tallje në mediet sociale për përdorimin e një kamioni të madh për ta tërhequr një skuter elektrik.

Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, Policia e West Mercia tregoi një fotografi të skuterit i vendosur në kamion pasi u sekuestrua në Hereford të premten.

Përdoruesit e hutuar në Facebook pyetën pse oficerët nuk vendosën skuterin në pjesën e pasme të makinës së policisë.

“A nuk mund ta kishin futur në pjesën e pasme të një makine në vend të harxhonin para, duke paguar për një automjet të shtrenjtë transportues”, tha David Stokes. /Telegrafi/

Exit mobile version