Site icon Telegrafi

Policët mbetën të shokuar kur kuptuan se sa kishin hipur në një ‘makinë me tri rrota’, të destinuar për deri në 6 pasagjerë në Indi

Kur policia në një qytet indian ndaloi një “tuk-tuk” (një makinë me tri rrota) sepse po lëvizte me shpejtësi, ata u shokuan kur zbuluan se sa njerëz ishin grumbulluar në automjetin e vogël.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, një video që tregon 27 njerëz, përfshirë fëmijë dhe të moshuar, duke zbritur nga aty në Fatehpur është bërë virale në mediat sociale.

Pas kësaj shihet një polic që numëron çdo pasagjer teksa dalin nga automjeti.

Një makinë e tillë në përgjithësi mund të transportojë tre persona, por disa janë modifikuar për të vendosur deri në gjashtë pasagjerë.

Incidenti që përfshin automjetin e mbipopulluar është raportuar nga Fatehpur, një qytet në shtetin më të populluar të Indisë, Uttar Pradesh.

Sipas raportimeve të mediave, kur policia u përpoq të ndalonte shoferin sepse po ecte shumë shpejt, shoferi u përpoq të largohej me shpejtësi.

Policia më pas e ndoqi atë dhe e detyroi të ndalonte.

Si pasojë, makina është sekuestruar për shkelje të shpejtësisë dhe mbingarkesë. /Telegrafi/

Exit mobile version