Telegrafi

Policët mbetën të hutuar kur kuptuan moshën e shoferit, që ikte me mbi 150 kilometra në orë (Foto)

Njësiti i policëve në Yorkshire të Anglisë, mbetën të hutuar kur e ndaluan një 13-vjeçar, i cili ikte me mbi 150 kilometra në orë.

Me të rënë në gjurmë të një Golfi të lajmëruar si të vjedhur, ata iu vunë menjëherë pas, por ngasësi përpiqej t’ju shmangej dhe voziti me shpejtësi për lartë për afro dhjetë kilometra, transmeton Telegrafi.

Pas pritës që i vendosën, me ndihmën e njësiteve shtesë, iu pamundësua largimi dhe i dyshuari u dorëzua pa rezistencë.

Makina Golf të cilën e voziste 13-vjeçari

Në veturë ishin edhe dy të tjerë që ishin më të vjetër në moshë, të cilët pasi u morën në pyetje u liruan me kush. I arrestuar ka mbetur i mituri, emri i të cilit nuk bëhet i ditur, për shkak të rregullave ligjore.

Ende nuk dihet nëse do të pësojë ndonjë dënim, pasi nuk ka ligj që e përcakton ndonjë masë dënimi, për dikë të ri në moshë që lëvizë me shpejtësi aq të lartë. /Telegrafi/