Më shumë se 600 kandidatë për policë duhej sot të fillonin trajnimin në Idrizovë, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Sipas marrëveshjes së nënshkruar nga ish ministri, Mitko Çavkov, kandidatët në datën e sotme është dashur të paraqiten para Qendrës për Trajnim në Idrizovë. Ata erdhën por u kthyen, TV21 kontaktoi MPB-në por nuk kishte përgjigje. Sipas disa kandidatëve, 200 nga të gjithë të pranishmit nuk kishin çertifikatë mjekësore./Telegrafi/