Site icon Telegrafi

Policët humanitarë në Angli: Mblodhën para dhe i blenë TV pensionistit të vetmuar (Foto)

Plaku nga Birminghami i Anglisë, që mbeti i vetmuar pasi i vdiq gruaja dhe familjarët e saj i morën gjithçka që pati, u ngushëllua prej një njësiti policor.

Policët që e kanë bazën në afërsi të shtëpisë së tij, hynë brenda dhe e ngushëlluan pensionistin që ishte shumë i mërzitur, ata ia përgatitën mëngjesin dhe ia vluan një çaj, transmeton Telegrafi.

Mirëpo, duke parë që ai ishte shumë i vetmuar dhe nuk kishte as televizion që të kalonte kohën, mblodhën paratë për t’ia blerë.

“Nuk humbi vetëm gruan, por edhe gjërat elementare që nevojiten për jetesë. Duhej të bënim diçka për atë zotëri” kanë shkruar policët në Twitter.

Në momentin që atij po ia montonin televizionin, një police e ka mbajtur për dore, sepse ai qante pandërprerë dhe i falënderonte ata për dhuratat që ia bënë. /Telegrafi/

Exit mobile version