Gjatë një aksioni policor në Filipine, ka ardhur deri të shtënat mes policisë që ishin me detyrë të fshehtë dhe agjentëve tjerë federalë.
Dy policë nga policia nacionale e Filipineve (PNP) të mërkurën mbrëma në Kvez City, kanë gjetur veten mes të shtënave me zyrtarët filipinas nga agjencia për luftë kundër drogës (PDEA), transmeton Telegrafi.
Dy policët nga PNP-ja janë vrarë, kurse katër agjentë të PDEA-së janë plagosur dhe kanë përfunduar në spital.
Bëhej fjalë për rastin e shitjes së drogës, e se si kishte ardhur deri të shkëmbimi i zjarrit mes dy grupeve të policisë, pritet të konfirmohet.
“Ajo çfarë dihet deri më tani është që njësitë e veçanta të PDEA-së, kanë qenë në atë rajon duke legjitimuar disa persona”, ka thënë Derik Kareon, zëdhënës i PDEA-së. /Telegrafi/