Site icon Telegrafi

Policët e veshur me kostum të brejtësve kapin sasi të madhe të lëndëve narkotike në Peru – 1,700 pako me kokainë dhe marihuanë

Ky është momenti qesharak kur një oficer policie i veshur si brejtës “kapibara” kryen një bastisje për drogë në Peru.

Pamjet tregojnë brejtësin gjigant duke sulmuar trafikantin e dyshuar të drogës në Lima në ditën e Shën Valentinit, transmeton Telegrafi.

Ai mund të shihet duke u futur në shtëpi, duke e goditur burrin për tokë dhe duke e vënë në pranga.

Gjatë bastisjes u gjetën më shumë se 1,700 pako me kokainë dhe marihuanë, tha policia.

Videoja e çuditshme përfundon me ‘kapibarën’ duke pozuar me të dyshuarin dhe sasia e drogës e shtruar në një tavolinë.

Operacioni u krye nga Escuadrón Verde e Perusë – një njësi e specializuar kundër drogës që shpesh maskon agjentët e saj me veshje të bukura për festa të tilla si Dita e Shën Valentinit, Halloëeen dhe Krishtlindjet.

Ata kanë veshur më parë kostume Spiderman, Captain America, Thor dhe Black Ëidoë për të kryer bastisje droge. /Telegrafi/

Exit mobile version