Telegrafi

Policët e shoqëruan ‘ngadalë’ të moshuarën e kërrusur, të kryente blerjet pasi ishte rrëzuar (Video)

Colin Brooks dhe Matthew Chapman e shoqëruan pensionisten e njohur vetëm si Mo, që të kryente blerjet në qendrën e Newport të Wales dhe të hipte në autobus për në shtëpi, pasi që kishte patur një pengesë dhe u rrëzua.

Policët shtatgjatë, u desh ta mbanin me kujdes gruan e kërrusur që besohet të jetë 84-vjeçare, sepse rrëzimi e la edhe më të pafuqishme të kryente obligimet, transmeton Telegrafi.

“Ishte një shoqërim shumë i ngadaltë, por policët e përkushtuar e kryen obligimin me nderë. Ata ikën, kur ne po i duartrokisnim”, ka thënë një shitëse, që e filmoi ngjarjen.

Në anën tjetër, pensionistja me flokë pink dhe shumë stoli, dukej në humor të mirë dhe e gëzuar që kreu obligimet në dyqane, që do e kishte të pamundur sikur mos të ndihmohej. /Telegrafi/