Jose ‘Gil’ Vega ishte një muaj para pensionimit, por u qëllua me plumb gjatë një aksioni dhe mbeti i vdekur.
Burri 63-vjeçar nga Kalifornia, që e dërgonte çdo ditë vajzën e tij Vanessa në shkollë, nuk ishte më i gjallë për ta kryer rutinën e zakonshme, transmeton Telegrafi.
Por, kolegët e tij nuk e lanë vetëm tetëvjeçaren dhe shkuan për ta shoqëruar.
Ata e krijuan rreshtin dhe e duartrokitën nxënësen e vogël, e cila ishte kthyer nga pushimi disaditorë, si shkak i humbjes së të atit.
“Megjithëse nuk e shohë, ai është gjithmonë me mua”, i ka thënë Vanessa policëve, që e dërguan deri te dera e shkollës. /Telegrafi/