Telegrafi

Policët e njësisë elite arrestohen për grindje jashtë orarit të punës

Duke konfirmuar një raport të gazetës prestigjioze gjermane Bild, zëdhënësi ka thënë se tre policët e njësisë elite kundër terrorizmit (SEK) janë transferuar në një departament tjetër ku janë në pritje të rezultatit të hulumtimit nga zyra e prokurorit të shtetit.

Tre policët, të moshave 30, 32 dhe 35 vjeçar, kishin shkuar në një zonë të shtëpive publike të kryeqytetit financiar të Gjermanisë pas një ndeje në zyre. Ata ishin përfshirë në një përleshje me personat të cilët frekuentojnë bordellot e cila u kthye në të dhunshme.

Policët i kishin arrestuar tre kolegët e tyre jashtë orarit të punës.