Është regjistruar momenti dramatik kur hajni rumun, që kishte për shënjestër pushuesit e plazheve në Malorca të Spanjës, u ndalua nga tre policë të maskuar si turist.
Zyrtarët e veshur me rroba turistësh, e kishin përcjellur hjnin teksa vidhte te pushuesit e plazhit Playa de Palma, transmeton Telegrafi.
Pasi i vunë prangat, të dyshuarin e shoqëruan për në polici zyrtarët policorë të uniformar.
Në anën tjetër, çantën me gjërat e vjedhura si telefona, altoparlantë si dhe gjëra tjera të vlefshme, policët civil e dërguar te plazhi.
Ata i vunë gjësendet mbi një mur dhe u kërkuan pushuesve të afrohen, në mënyrë që t’ju kthehen pronarëve.
Raportohet se hajni që ishte nga Rumania, kishte vjedhur me këtë rast gjësende në vlerë të rreth 3,300 eurove. /Telegrafi/
https://youtu.be/_k2KdI6thk8