Policët nuk janë të kënaqur. Ata akuzojnë se MPB favorizon disa sindikata të caktuara policore dhe kërkojnë që të kenë paga më të larta, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Ato konfirmojnë se të drejtat e punëtorëve janë të rrezikuara dhe paralajmërojnë protestë para stacioneve policore dhe Ministrisë.
Kjo sot u tha nga kuvendi vjetor i Sindikatës së Pavarur të policisë.
Pas kësaj deklarate ka ardhur edhe reagimi i MPB-së, ku thonë se është manipulim i thellë se janë të favorizuar një pjesë e njësive. Ato përgjigjen se lejojnë shfrytëzimin e mjeteve të posedimit të tyre, nëse anëtarët e policisë e kanë kërkuar nga nga cila do organizatë e tyre.
Policëve iu është premtuar rritja e pagës prej pesë për qind me buxhetin e ri.
“Nga fillimi i dhjetorit është rritur paga e të gjithë përfaqësuesve të uniformës policore. Në vitin 2019 paga e të punësuarve do të rritet përsëri për pesë për qind”, thonë nga MPB./Telegrafi/