Telegrafi

Policët e Kansasit e falin gjelin e detit

Presidenti Biden nuk ishte i vetmi që fali një gjeldeti këtë Ditë Falënderimesh.

Një sherif i Kansasit e fali “Tom” ditën e mërkurë “nga çdo akuzë për dëmtim penal” pasi dy oficerë e hoqën atë nga një shtëpi në të cilën hyri në fillim të këtij muaji, tha Zyra e Sherifit të Qarkut Douglas.

Gjeli i detit Tom aksidentalisht fluturoi nëpër një dritare dhe nuk ishte në gjendje të fluturonte jashtë, tha policia, raporton NY Post, transmeton Telegrafi.

Pronari i shtëpisë thirri sherifët për ndihmë dhe oficerët këtë “sprovë” e kapën në një video qesharake që ata e shpërndanë më vonë “në frymën e Falënderimeve”, megjithëse paralajmëruan se emrat e gjelave të përfshirë janë ndryshuar “për të mbrojtur të pafajshmit”.

Gjeli i detit mund të shihet teksa fshihet në cep të dhomës së gjumit teksa sherifët Dunkle dhe Bonner hyjnë në shtëpi. Dunkle pranon se është hera e tij e parë që merret me gjelat e detit, ndërsa Bonner thotë se është i shqetësuar nga mënyra se si Tom po e shikonte atë.

“Oh, ai nuk do të të lëndojë aq shumë”, i thotë Dunkle para se ta dërgonte Bonner-in për të kapur zogun.

Bonner fillimisht u përpoq të kapte Tomin duke hedhur një batanije mbi zogun, por Tom vrapon larg. Bonner e ngre Tomin, por nuk është në gjendje ta mbajë fort zogun dhe një tufë pendësh shpërthen nëpër dhomë ndërsa Tomin e zë paniku, shpëton nga kontrolli i Bonner dhe përpiqet të fluturojë përmes një dritareje të mbyllur.

Më në fund, Dunkle është në gjendje ta qetësojë zogun duke folur me qetësi me të, përpara se ta mbështillte me shpejtësi batanijen rreth Tomit dhe ta shtrëngoj atë. /Telegrafi/