Site icon Telegrafi

Policët do marrin shpërblim për orët shtesë tek KQZ-ja

Policët, të cilët kanë qëndruar në ruajtje të KQZ-së do të marrin 32 mijë lekë të reja si shpërblim për punën që ata kanë kryer gjatë protestave të bëra para Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.

Por, përveç këtij shpërblimi uniformat blu do të marrin edhe paratë e orëve shtesë, kjo në varësi të qëndrimit të tyre jashtë orarit zyrtar. Shpërblimi për ta është miratuar në mbledhjen e qeverisë, mesditën e së enjtes, raportoi Ora News./Telegrafi/
 

Exit mobile version