Ky është momenti kur tensionohet situata mes besimtarëve myslimanë dhe policisë angleze, ku këta të fundit u futën brenda xhamisë me këpucë.
Ata ishin telefonuar për të qetësuar situatën e tensionuar të krijuar mes disa besimtarëve, por e gjetën vetën në probleme edhe më të thella kur u futën mbathur në xhami, transmeton Telegrafi.
Një video amatore e filmuar me telefon mobil nga një besimtar i nervozuar, shfaq momentin kur policët futen brenda xhamisë në Townfield, për të qetësuar situatën mes dy grupeve që kishin mosmarrëveshje.
Një polic e një police shihen brenda xhamisë me këpucë në këmbë – që është kundër rregullave të Islamit që nuk lejon askënd të futet brenda xhamisë mbathur me këpucë.
Turma fillon të kritikoj policinë për faktin se janë futur me këpucë, ku disa prej tyre vazhdimisht u bënin thirrje që t’i heqin këpucët nëse dëshirojnë të qëndrojnë brenda. /Telegrafi/