Site icon Telegrafi

Policët arrestojnë kolegun lakuriq

Policët e Hong Kongut kanë qenë jashtëzakonisht të befasuar kur në parkun e qytetit kanë parë një mashkull i cili në vete po bartte vetëm çorape në formë rrjeti.

Ata kishin ardhur në park pas lajmërimit nga fqinjët e shqetësuar, e kur e arrestuan mashkullin lakuriq, i cili megjithatë kishte arritur të vesh një xhaketë para se të futej në automjetin e policisë, kanë kuptuar se bëhej fjalë për njërin nga kolegët e tyre të punës.

Polici anonim, për të cilën është publikuar vetëm se është 49 vjeçar dhe se është i martuar, është arrestuar për sjellje të pahijshme, por më pas është liruar me kaucion.

Pasi që nuk ka qenë nën ndikim të alkoolit apo drogave, psikologu policore supozon se ai është i varur nga veshja e rrobave të femrave.

Exit mobile version