Site icon Telegrafi

Policët anonim i blenë këpucë lypësit këmbëzbathur (Foto)

Elizabeth Horan nga Çikago e Shteteve t Bashkuara, ka treguar përmes rrjetit social për veprimin bamirës që e kanë kryer dy policë.

Kur e kanë vërejtur se një burrë që po kërkonte lëmoshë është këmbëzbathur, ia kanë blerë një palë këpucë për 60 dollarë, transmeton Telegrafi.

Pasi ia kanë sjellë, janë kujdesur se a i bien si duhet dhe janë larguar për të kryer obligimet e tyre.

“Ata nuk dëshiruan të tregojnë emrat dhe u larguan me nxitim që të mos shihen nga askush. Ky është një veprim i mahnitshëm, ata janë të mrekullueshëm”, ka shkruar Horan në përshkrimin e ngjarjes.

Megjithatë, ajo e ka postuar një fotografi në Facebook, ku i shfaqë policët anonim nga larg. /Telegrafi/

Exit mobile version