Dy policë të cilët po mundoheshin ta prangosin një të ri që e kishin rrëzuar në tokë brenda një lokali në pjesën lindore të Londrës, janë sulmuar brutalisht nga disa persona tjerë që me sa duket mundoheshin ta ndihmojnë mikun e tyre që po prangosej.
Videoja amatore e publikuar në internet, shfaq turmën e të rinjve që kishin rrethuar policët që po mundoheshin ta qetësojnë një të ri që i rezistonte arrestimit, transmeton Telegrafi.
Por, në një moment disa prej tyre fillojnë t’i shqelmojnë nga pas policët, duke ua bërë me dije se do të bëjnë gjithçka që ta ndihmojnë mikun e tyre që po prangosej.
Megjithatë, ky veprim i të rinjve detyroi njërin nga policët ta nxjerr revolen elektrike (elektroshokun) për t’i frikësuar. Ndërkaq zëdhënësi i policisë metropolitane, ka njoftuar se personi që prangosnin policia ka përfunduar prapa grilave.
Gjithashtu njëri nga sulmuesit është arrestuar, kurse tjetri raportohet se është në arrati dhe policia po mbledh informacione që do t’ju ndihmon ta kapin. /Telegrafi/
#Hackney
Shocking footage of an incident at a McDonalds Restaurant in the Hackney area last night.Two Police officers can be seen struggling to arrest a suspect on the floor. Others are seen kicking a Police officer.
Video: @MPSHackney pic.twitter.com/0nHOnkDZUh
— 999 London (@999London) August 28, 2018