Një aksident trafiku ka ndodhur sot në ora 09:35, në fshatin Doberdol ku për pasojë tre persona, zyrtarë policorë kanë marrë lëndime trupore.
Në këtë vet aksident ka qenë e përfshirë vetura zyrtare e policisë “Land Rover”, e cila për shkaqe aktualisht të panjohura ka humbur kontrollin dhe është rrokullisur.
Tre personat të cilët kanë qene në veturë, kanë pësuar lëndime trupore dhe të njëjtit janë dërguar për tretman mjekësor në QKUK.
Në vendin e ngjarjes ndodhen njësitet policore të cilat po merren me ekzaminimin e vendit të ngjarjes, si dhe hetimin e shkaqeve dhe rrethanave që lidhen me këtë ngjarje. /Telegrafi/