Site icon Telegrafi

Policë të armatosur në plazhet franceze (Foto)

Policë të armatosur janë parë duke patrulluar në plazhet franceze, në kuadër të masave të reja që kanë ndërmarrë autoritetet pas sulmeve të fundit terroriste në Francë.

Oficerë policie me pushkë janë parë duke ecur mes pushuesve në St. Tropez, në jug të Francës, vetëm disa ditë pasi në Kanë nuk lejohen më çantat e mëdha, nga frika se mos aty fshihen armë.

Pas sulmit në Nicë që i kushtoi jetën 84 personave dhe atij në një kishë të Rouenit ku një prifti ju pre fyti nga dy militantë të ISIS-it, alarmi në Francë është maksimal dhe masat e sigurisë po ashpërsohen në të gjithë vendin. /TCH/

Exit mobile version