Komisioni i Sigurimit të Autopërgjegjësisë të hënën duhet të shqyrtojë Raportin e Byrosë Kombëtare të Sigurimeve për arsyetimin dhe korrektësinë e vendimeve të marra për rritjen e çmimit të polisës së sigurimit të detyrueshëm të automjeteve nga shoqëritë e sigurimit dhe të ndërmarrë hapat e duhur në drejtim të mbrojtjes së konsumatorëve të fundit, shkruan TV21. Me vendimet e marra për rritjen e çmimit të polisës së sigurimit të detyrueshëm të automjeteve nga kompanitë e sigurimeve, polisa që paguajnë qytetarët për regjistrimin e automjeteve me fuqi mbi 44 kilovat shtrenjtohet me 15.44 për qind. Rritja e çmimit është nga 840 në gati 1.600 denarë, varësisht nga fuqia e veturës.
Polisa për sigurimin e veturave, të hënën Komisioni do të vendosë nëse do të shtrenjtohet
