– 400 gram POLI sallamë
– 400 gram bukë franceze
– 100 gram gjalpë Gold Butter
– Keçap
– 300 gram Gouda djath nga Bayernland, të copëtohet në kubëza të vogla
-180 gram spec
– 300 gram domate
– 4 rriska djath Gouda nga Bayernland
– Kripë dhe piper
Ndani bukën horizontalisht në dy pjesë, shpërndani gjalpin Gold Butter në të dyja copët dhe më pas vendosini në tepsi.
Prejeni Poli sallamin dhe djathin në copëza kubi, shtoni keçap dhe piper.
Vendosni në furrë dyja copët në 200 Shkallë Celsius për 12 minuta. Në ndërkohë, preni domatet dhe specin në copë të holla.
Nxjerrni pjesët e bukës nga furra dhe mbulojini me copët e domateve dhe specit.
Hidhni kripë mbi. Preni rriskat në formë trekëndshi dhe vendosini mbi bukë, e më pas ktheni bukët në furrë për tri minuta derisa djathi të shkrihet.
Preni copët si dëshironi dhe shijoni ato të nxehta.
Ju bëftë mirë!