Polestar, një nga prodhuesit e parë të automjeteve që miratoi sistemin operativ Android Automotive të Google për automjetet elektrike, tani po e zgjeron përvojën tek të gjithë përdoruesit e iOS.
Kompania njoftoi se sedani i saj elektrik Polestar 2 tani mbështet Apple CarPlay, falë një përditësimi të fundit të softuerit, raporton theverge.
Njerëzit që zotërojnë një Polestar 2 dhe një iPhone tani do të jenë në gjendje të pasqyrojnë ekranin e telefonit të tyre në ekranin me prekje 11 inç të automjetit të orientuar drejt portretit. Përveç qasjes në disa prej aplikacioneve të tyre, përdoruesit e CarPlay do të mund të përdorin gjithashtu “Siri” për të ndryshuar muzikën ose për të gjetur vendndodhje në Apple Maps.
Prezantimi i mbështetjes CarPlay është interesant sepse Polestar bëri emër duke krijuar një lidhje të drejtpërdrejtë me rivalin kryesor të Apple, Google. Përveç shkëlqimit të reputacionit për dizajnin e mrekullueshëm minimalist dhe performancën e fuqishme elektrike, vendimi i prodhuesit të automjeteve për të përdorur sistemin operativ Android të Google u pa si një ndryshim i mundshëm i lojës në botën e softuerit të automobilave.
The most fun part about driving a Polestar is driving it, but there's more to it. Our latest over-the-air update for the Polestar 2 comes with Apple CarPlay, allowing Polestar owners with an iPhone to change music, use apps, and communicate through Siri or the infotainment system pic.twitter.com/mulkjIUR6D
— Polestar (@PolestarCars) June 22, 2022
Kompanitë e veturave kanë ndërtuar sisteme info-argëtuese në Android në të kaluarën, por në thelb atyre iu desh të krijonin sistemin operativ me burim të hapur dhe të ndërtonin zgjidhjen e tyre në krye.
Një përfitim i madh i kësaj qasjeje të integruar është se klientët fitojnë qasje të menjëhershëm në aplikacionet e miratuara nga Android Auto si Google Maps, Play Music ose Google Assistant pa pasur nevojë të përdorin telefonat inteligjentë të tyre.
Një tjetër është se ka qasje në funksionet e veturës, që do të thotë se mund të kontrollojë cilësimet e klimës ose t’ju dërgojë alarme për mirëmbajtjen. Ky version origjinal i Android është gjithashtu i përditësueshëm, që do të thotë se Polestar dhe Google mund të shtyjnë përditësimet e softuerit përmes ajrit për të përmirësuar funksionet e veturës shumë kohë pasi të shitet.
Por, për ata që preferojnë të jetojnë jetën e tyre dixhitale ekskluzivisht brenda ekosistemit të softuerit të Apple, Polestar është gati t’ju strehojë. Për më tepër, kompania ka thënë se do të mbështesë versionin më të gjerë të gjeneratës së ardhshme të CarPlay të Apple, i cili do të shfaqet në çdo ekran të disponueshëm.
Pjesa më e madhe e industrisë së automobilave po merr një qasje pritje-dhe-shih ndaj vizionit më të fuqishëm të Apple për të ardhmen e CarPlay. Por jo Polestar. /Telegrafi/