Brenda tri javësh, do të shohim rivalitetin mes Polestar 2 dhe Tesla Model 3
Derisa është bërë e ditur se prezantimi zyrtar, do të bëhet disa ditë para Geneva Motor Show, nëpërmjet një transmetimi nga selia në Suedi, janë shpërndarë disa fotografi që e tregojnë disa pjesë të këtij EV, transmeton Telegrafi.
Kohë më parë, i pamë linjat e buta të këtij modeli, që pritet të jetë rival i fuqishëm i Tesla Model 3.
Tashmë është shfaqur një pjesë tjetër, pikërisht pjesa e pasme me një dritë kryesore dhe një tjetër të hollë, që e përshkon tërë hapësirë.
Me 400 kuaj fuqi, Polestar 2 pritet të ketë autonomi prej 480 kilometrave. /Telegrafi/