Përbërësit:
Për polentën:
* 4 gota e gjysmë uji
* 1 gotë e gjysmë me miell gruri të bluar trashë
* 3 lugë gjalpë
* 1/2 filxhan djathë Parmexhan të grirë
* kripe dhe piper
Përbërësit tjerë: 2 lugë vaj ulliri, 4 lidhje sallami, 1 kg kërpudha të pastruara dhe prerë në feta, 1/2 qepë të mesme, hudhër e qëruar dhe e grirë, 1/2 lugë çaji trumzë të thatë, 1/2 lugë çaji rigon, 4 lugë gjelle majdanoz të freskët të copëtuar, 1 filxhan djathë i shkrirë
Përgatitja:
Ngrohni furrën paraprakisht në 175 gradë C. Hidhni vajin në një tigan me fund të trashë dhe skuqni copat e sallamit.
Shtoni kërpudha, qepë, hudhër dhe skuqini me ngrohje të mesme deri sa çdo gjë të zbutet dhe të marrë ngjyrë kafe të artë.
Përzieni erëzat: trumzë, rigon, majdanoz, kripë dhe piper dhe vendosini mënjanë. Hidhni ujë në një tenxhere të mesme dhe pak kripe e piper.
Përziejeni mirë që të mos krijohen copëra, pra të jetë një masë si qulli.
Ulni ngrohjen në të mesme dhe gatuani edhe për 5-7 minuta të tjera derisa të trashet.
Pastaj hidhni gjalpë dele dhe djathë në polentë derisa të përzihet plotësisht. Lyeni lehtë tavën me yndyrë dhe derdhni gjysmën e polentës.
Shpërndajeni pastaj të gjithë, por hidhni filxhanin me përzierjen e kërpudhave dhe sallamit mbi polentë.
Po ashtu 3/4 filxhanit me djathë shpërndajeni sipër dhe mbuloni polentën e mbetur, pastaj piqeni për 25 minuta deri sa të marrë ngjyrë të artë. /Telegrafi