Telegrafi

Polemizojnë ashpër Konjufca i VV-së dhe Krasniqi i PDK-së

Shefi i Grupit të Deputetëve të VV-së, Glauk Konjufca dhe ai i PDK-së, Memli Krasniqi janë përplasur në seancën për demarkacionin.

Fillimisht deputeti i PDK-së, Hajdar Beqa, akuzoi Vetëvendosjen që ka lidhje me Beogradin dhe për këtë arsye nuk po e voton demarkacionin.

E Beqës iu përgjigj Glauk Konjufca i VV-së, duke thënë se Listën Serbe e ka krijuar PDK-ja.

Mirëpo Konjufcës i reagoi deputeti i PDK-së, Memli Krasniqi.

“E vërteta është kjo, i njëjti grup i VV kanë kërkuar fshehtas me i fut në qeveri me listën serbe. Marrëveshjen e dialogut në Bruksel e kanë ratifiku me 2 të tretat në Kuvend”, ka thënë Krasniqi.

Ndërsa Konjufca sërish i ka replikuar Kraniqit.

“Ti Memli Krasniqi i ki dy ditë shkollë me kuptu pse nuk e voton vv demarkacionin dhe lista serbe. Lista serbe po don ende nga ju, e vv po don me mbrojt territorin e Kosovës, po ju po doni me i përzi me shkaktu  amulli. Kjo është një nivel analfabetizmi”.

E Krasniqi sërish i ka replikuar Konjufcës.

“E kalove minimumin e etikës, nuk i kam dy ditë, kam goxha shumë, nime ti e ke shkru një libër, unë s’kam shkru, po kam lexu më shumë se ti. Unë po pyes a jeni me listën serbe a jo”, tha Krasniqi.