Kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi, nuk ia dha fjalën deputetit Vllatko Gjorçev për fjalim, pasi në foltore erdhi pa kërkuar leje nga kryetari, përcjell Telegrafi Maqedoni.
“Shko në vendin tënd Gjorçev, nuk mund të dalësh në foltore pa e marrë fjalën. Ju përsëris, duhet të ktheheni në vendin tuaj”, tha Xhaferi, gjatë polemikës me Gjorçevin.
Ndërsa deputeti Vllatko Gjorçev, ju përgjigj duke i thënë se ai ka të drejtë të marrë fjalën kur të dojë dhe vendosi të qëndrojë në këmbë.
Pas kësaj, Talat Xhaferi dha pauzë për deputetët, ndërsa pritet që seanca të vazhdojë pas orës 18:00./Telegrafi/