Britney Spears duket se e ka mbyllur llogarinë e saj në Instagram.
Tani, në vend të përmbajtjes së zakonshme të Britneyt, fansat drejtohen në një faqe duke i informuar ata se lidhja nuk është më e disponueshme.
Veprimi i artistes vjen disa ditë pasi këngëtarja, 40 vjeçe, pohoi në mënyrë tronditëse se nëna e saj, Lynne, e kishte goditur pasi kishte qëndruar vonë jashtë.
Në rrëfimin e bërë ditë më parë, të cilin po ashtu e fshiu menjëherë, biondja tha se ishte në një ndejë bashkë me Paris Hiltonin dhe Lindsay Lohan.
E ëma e këngëtares nga ana tjetër ishte në shtëpi duke u kujdesur për fëmijët e yllit të muzikës pop.
Spears tha se nëna e kishte goditur fort pasi ishte kthyer në shtëpi në orën 4 të mëngjesit.
Këtë periudhë, ajo ka qenë duke shpalosur detaje të shumta në lidhje me të kaluarën, ku ishin të përfshirë prindërit.
Britney u lirua nga konservatori muaj më parë pas 13 vjetësh nën mbikqyrje të të atit. /Telegrafi/