Site icon Telegrafi

Policia e Kosovës së bashku me nxënësit e Malishevës, zhvilluan aktivitet sensibilizues për sigurinë në trafik

Policia e Kosovës në bashkëpunim me Drejtorinë për Arsim dhe Edukim dhe SHFMU “Ibrahim Mazreku në Malishevë, gjatë ditës së sotme kanë organizuar një aktivitet të veçantë për rritjen e vetëdijes rreth sigurisë në trafik.

Nën shoqërimin dhe mbikqyrjen e zyrtarëve policorë, nxënësit e shkollës ‘Ibrahim Mazreku’ u përfshinë në një nismë edukative dhe praktike për të promovuar rregullat e trafikut dhe sigurinë e qytetarëve.

Përveç nxënësve, në këtë akvtivtet morën pjesë edhe komandati i Stacionit të Policisë në Malishevë,Nazmi Zogaj së bashku me zyrtarë të tjerë Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjakovë, si dhe drejtoresha e Drejtorisë së Arsimit në këtë komunë, Arbëreshë Krasniqi.

Gjatë këtij aktiviteti nxënësit e shoqëruar nga drejtoresha e SHFMU ‘Ibrahim Mazreku’, Rrezarta Mazreku – Krasniqi, mësuan për rëndësinë e sigurisë dhe sjelljes në trafikun rrugor, faktorë të cilët ndikojnë në mbrojtjen e jetës për të gjithë pjesmarrësit në trafik.

Pjesë e këtij aktiviteti ishte edhe pjesëmarrja aktive e nxënësve në terren të cilët kryen kontrolle simbolike të automjeteve dhe ndaluan kalimtarët, ku edhe shpërndanë broshura me këshilla për sigurinë në trafik.

Pas përfundimit të këtij akvititeti Drejtoresha e Arsimit në Malishevë, Arbëreshë Krasniqi, falënderoi policinë për bashkëpunimin e vazhdueshëm me shkollat dhe vlerësoi lartë këtë aktivitet.

 

Exit mobile version