Ndonëse filmat e kanë bërë driftin të duket i lehtë, në fakt nuk është kështu. Truku ka nevojë për koordinim midis krahëve, këmbëve dhe syve të shoferit për t’u siguruar që manovra të jetë e suksesshme dhe e sigurt.
Bartosz Ostalowski, aktualisht një ‘drifter’ profesionist i cili i ka duart e amputuara, theu kohët e fundit një rekord botëror Guinness për driftin më të shpejtë në botë derisa e vozit automjetin me një këmbë, transmeton Telegrafi.
Ostalowski theu rekordin më 30 shtator 2022, duke përdorur një BMW M3. Ai filloi të shkojë anash me 276.8 kilometra në orë, pastaj drifti ishte me shpejtësi rekorde prej 231.66 kilometra në orë në një zonë matëse 50 metra. Ai arriti të bënte një kënd drift maksimal prej 60 shkallë.
Përpjekja për rekord u bë në aeroportin Pila në Poloni dhe videoja e mëposhtme ju tregon përpjekjen e Ostalowskit për vendosjen e rekordit.
Bartosz beson se e pamundurua nuk ekziston dhe se ajo ekziston vetëm në mendje. Ky rekord sapo e ka vërtetuar këtë.
Ostalowski humbi krahët prej sipër bërrylit në vitin 2006 për shkak të një aksidenti të tmerrshëm me motor. Por kjo nuk e pengoi atë të ndiqte qëllimin e tij për t’u bërë një shofer profesionist i ‘driftit’. /Telegrafi/