Site icon Telegrafi

Polaku arriti në maje të hotelit më të lartë në Evropë me biçikletë

Krystian Herba deklaroi se iu nevojitën 19 minuta e 27 sekonda të mërkurën për t’u ngjitur në lartësinë 186 metra në hotelin 52 katesh Gran Hotel Bali në vendin turistik spanjoll Beindorm.

Herba thotë se nuk ka përdorur pedalet por ka shkurtuar rrugën duke kërcyer me biçikletë nga dy e nganjëherë edhe tri shkallë njëherësh.

Ai i tha agjencisë së lajmeve AP se ngjitja e tij shkoi për mrekulli. “Jam i lodhur por shumë i lumtur”.

Në tetor Herba arriti të ngjiste 50 kate në një kullë në Vjenë. Herba thotë se aksioni I tij I ardhshëm është të pushtojë 1344 shkallë në Messetrum, rrokaqiellin e Frankfurtit. /Telegrafi/
 

Exit mobile version