Një polake e cila javën e kaluar udhëtoi me aeroplan nga Varshava në Kinë, është personi i parë që ka rezultuar pozitiv në testin e variantit të ri të coronavirusit i njohur si Omicron në Poloni.
Ministria polake e Shëndetësisë ka njoftuar sot se adoleshentja e infektuar që udhëtoi me të ëmën, është izoluar në spital dhe se nuk ka simptoma të sëmundjes, transmeton Telegrafi.
Para largimit nga Varshava, më 6 dhjetor kjo vajzë kishte rezultuar negative në testin e COVID-19, por rrugës për në Kinë është konfirmuar infeksioni me Omicron, që sërish u konfirmua me një testim tjetër gjatë 13 dhjetorit.
Një anëtare i ekuipazhit të aeroplanit me të cilin po udhëtonte vajza, ka rezultuar pozitive në COVID-19, por nuk ka ndonjë informacion nëse edhe ajo është infektuar me variantin e ri – pra Omicronin.
Mediat raportojnë se aeroplani ishte kthyer në Poloni pa pasagjerë. E në Hong Kong janë regjistruar disa raste me Omicron. /Telegrafi/