Site icon Telegrafi

Polakët nuk duan krizë të re të emigrantëve, përgjatë vijës kufitare me Bjellorusinë ndërtojnë rrethojën 140 kilometra me sensorë e kamera

Përgjatë vijës kufitare me Bjellorusinë ka përfunduar ndërtimi i një rrethoje mbrojtëse në një distancë prej 140 kilometrave, kanë bërë të ditur autoritetet polake, që theksuan se në këtë mënyrë duan të parandalojnë përsëritjen e krizës së emigrantëve të vitit të kaluar që arriti në kufirin e tyre.

Bazuar në videon e publikuar nga një patrullë e rojeve kufitare, shihet një pjesë e rrethojës së lartë në afërsi të një veture patrulluese. Nga kjo njësi patrulluese është bërë e ditur se puna për vendosjen e sensorëve dhe kamerave do të vazhdojë ditët në vijim, transmeton Telegrafi.

Vija kufitare e Polonisë me Bjellorusinë është e gjatë 418 kilometra, ku gjatë vitit të kaluar u shkaktua një krizë e emigrantëve. Kjo krizë pati arritur kulmin në vjeshtën e vitit të kaluar dhe më pas me fillimin e dimrit.

E duke marrë parasysh faktin se temperaturat po rriten, autoritetet polake thonë se po arrin çdo herë e më i madh i emigrantëve. Vetëm shtunën zyrtarët polakë njoftuar se kanë arrestuar 14 persona, që tentuan të kalojnë në Poloni përmes Bjellorusisë. /Telegrafi/

 

Exit mobile version