Site icon Telegrafi

Polakët ndërtojnë labirintin më të madh në botë nga bora, u janë dashur një muaj t’i përfundojnë punimet – duket si në përralla

Një Poloni është ndërtuar labirinti më i madh në botë prej bore, që po tërheq në masë të madhe vëmendjen e banorëve lokalë por edhe të turistëve.

Labirinti nga bora që duket si në ëndrra gjendet në Zakopane në kufi më Sllovakinë.

Zakopane është një qytet i vogël dhe shumë i njohur për sportet dimërore, por edhe për numrin e madh të turistëve, transmeton Telegrafi.

Çdo ditë këtë “kryevepër” e vizitojnë një numër i madh i njerëzve që tentojnë të gjejnë daljen nga labirinti.

E ideja për ndërtimin e saj u propozuar në sezonin dimërore 2015-2016, kurse këtë vit është bërë atraksion i vërtetë që shpesh e quajnë edhe si “kryeqyteti” i Polonisë.

Labirinti është ndërtuar në një hapësirë prej tremijë metra katrorë dhe përbëhet prej 60 mijë mureve të akullta.

Për ndërtimin e tij janë nevojitur rreth një muaj, kurse kanë marrë pjesë rreth 50 persona për ta finalizuar këtë “vepër artistike”. /Telegrafi/

 

Exit mobile version