Telegrafi

Polaket mund të rreziten lirisht pa jelekë

Gjykata themelore në qytetin polak Szczecin dje lajmëroi se i ka liruar nga fajësia dy banoret e reja të qytetit, të cilat para gjashtë muajve u dënuan për shkak se në plazhin e qytetit ishin rrezitur pa jelekë.

Gjykata komunale në nëntor u shqiptoi vajzave qortim dhe u caktoi gjobë prej 130 zlotash (30 euro) për shpenzime gjyqësore, me arsyetimin se rrezitja pa jelekë lejohet vetëm në vende saktësisht të caktuara.

Njëra prej vajzave është manekine, fotografitë e së cilës edhe më parë janë publikuar në disa revista polake të dedikuara për lexuesit meshkuj.

Gjykata konstatoi se dy vajzat duke i treguar gjinjtë e tyre lakuriq në plazhin e qytetit nuk kanë shkaktuar "kënaqësi as tmerrim", për shkak të cilës arsye është marrë vendim për lirimin e vajzave nga fajësia.

Dy vajzat e reja gjatë verës së kaluar ishin arrestuar nga policia për shkak se kanë refuzuar ta veshin pjesën e sipërme të kostumeve për larje dhe të paguajnë gjobë.