Telegrafi

Poker nga Liverpooli ndaj Newcastles, Shaqiri vazhdon me gola

Xherdan Shaqiri gjatë një momenti të ndeshjes ndaj Newcasltes (Foto: Jan Kruger/Getty Images/Guliver)

Liverpooli ka vazhduar me fitore në Ligën Premier, këtë herë fitoi ndaj Newcastle Untiedit me rezultat 4-0.

Për Reds ishte një fitore e lehtë pasi ata kontrolluan çdo gjë nga fillimi deri në fund.

Goli i parë u shënua nga Dejan Lovren në minutën e 11-të, kroati shënoi gol të bukur dhe me rezultatin 1-0 përfunduan 45 minutat e parë në Anfield.

I pagabueshëm Salah nga pika e bardhë (Foto: Jan Kruger/Getty Images/Guliver)

Pjesa e dytë filloi me golin e Mohamed Salah nga pika e bardhë në minutën e 47-të, ndërsa golin e qetësisë e shënoi Xherdan Shaqiri në minutën e 79-të.

Për të kompletuar pokerin (katër) e golave u përkujdes Fabinho (85′) pas asistimit nga Salah.

Festa te goli i Xherdan Shaqirit ndaj Newcastles (Foto: Jan Kruger/Getty Images/Guliver)

Pas kësaj fitore skuadra e Jurgen Klopp vazhdon në vendin e parë me 51 pikë, gjashtë më shumë se Manchester City, ndërsa Newcastle vazhdon në pozitën e 15-të me dy pikë më shumë.

Ndeshja e ardhshme e LFC-së është kundër Arsenalit, ndërsa Newcastle luan ndaj Watfordit. /Telegrafi/