Telegrafi

Pokemon Go përdoret dyfish më shumë sesa Facebook

Popullariteti masiv i Pokemon Go ka thyer edhe një rekord më shumë. Në baza ditore loja është duke u përdorur dy herë sa më shumë sesa aplikacioni i Facebook për Android.

Pokemon Go mbetet aplikacioni më i shkarkuar që kur Apple lansoi dyqanin e aplikacioneve në iOS – App Store.

Gjatë javës së saj të parë, përdoruesit e Pokemon GO kanë kaluar 75 minuta lojë në ditë, kundrejt vetëm 35 minutave sa ata kanë shpenzuar në aplikacionin e Facebook, thuhet sipas një raporti më të ri të Forbes.com.

Kur krahasojmë përdorimin e përditshëm të javës së parë pas lirimit të Pokemon Go-së, atëherë shihet se loja ka shkaktuar uljen e përdorimit të përditshëm në YouTube për nëntë përqind dhe përdorimin e përditshëm të Snapchat me 18 për qind, thuhet në raport.