Dustin Poiriet ka thënë se do t’i jap fund rekordit të Khabib Nurmagomedov si i pamposhtur dhe do t’i marrë titullin e kampionit të botës në peshat e mesme në UFC.
Të dy boksierët do të përballen në kuadër të UFC 242 në Abu Dhabi pas dy javësh, derisa rusi do ta mbroj titullin për herë të dytë që nga fitoja ndaj Conor McGregorit në tetor të vitit të kaluar.
Khabib asnjëherë nuk e ka shijuar humbjen në UFC, mirëpo Poirier insiston se do të jetë ai i pari që do t’i jap fund rekordit të tij.
“Vazhdoj të përgatitem shumë për përballjen. E ndjej se mund ta mposht Khabibib, do ta ndaloj atë”, ka thënë Poirier.
“Nuk e di se si do të ndodhë, or e di se do ta nokautojë atë ose do ta bëjë që ta dorëzoj meçin. Do t’i jap fund rekordit të Khabib Nurmagomedov”, ka shtuar më tej boksieri i arteve të përziera marciale.
Përballja në mes të Poirier dhe Khabibit do të zhvillohet ditën e shtunë më 7 shtator. /Telegrafi/