Dragan Shormaz, një ish-aleat partiak i presidentit aktual serb, ka akuzuar Aleksandar Vuçiqin se po bën “lojë” të pistë duke vlerë votat e serbëve në Kosovë, për Listën Serbe.
Shormaz, përmes një postimi në platformën “X” ka thënë se Vuçiq ka lëshuar para për 5 mijë serbë në Kosovë.
“Bastardi Aleksandar Vuçiq gjithmonë bën lojë të pistë! Tani në mes të fushatës zgjedhore ka lëshuar para për 5,000 serbë në Kosovë dhe kushti për ato para sigurisht që do të jetë që ata të votojnë ‘Listën Serbe’, të cilën e përbëjnë njerëz të dëshmuar për pa aftësi! Ka mbetur të shohim se si do të arrijnë ato para në Kosovë?!”, ka shkruar Shormaz, transmeton Telegrafi.
Hulja @avucic uvek igra pokvareno! Sada je, baš u sred kampanje, pustio novac za 5000 Srba na Kosovu, a uslov za taj novac će sigurno biti da glasaju za “Srpsku listu”, koju čine dokazani nesposobnjakovici! Još da vidimo kako će stići taj novac na Kosovo?!https://t.co/byXoaoKKCq
— Dragan Šormaz (@dragansormaz) January 23, 2025
Serbia është duke u angazhuar për të organizuar votimin e personave të zhvendosur nga Kosova, në zgjedhjet e ardhshme parlamentare të Kosovës, më 9 shkurt.
Në këtë proces është përfshirë edhe Komisariati për Refugjatë dhe Migrim, që është organizatë shtetërore në këtë vend.
Më 17 janar, ai u ka bërë thirrje personave të zhvendosur nga Kosova në Serbi, që të votojnë në zgjedhje, dhe ka bërë më dije se transporti deri në vendvotime, do të organizohet për të gjithë të interesuarit.
Ndërkohë, më 21 janar, Partia Përparimtare Serbe (SNS), që ka pushtetin në Serbi, ka mbështetur publikisht Listën Serbe në zgjedhjet e ardhshme në Kosovë dhe ka bërë thirrje që të votohet për të. /Telegrafi/