Site icon Telegrafi

Pogradec, shpërthen në flakë automjeti, dyshohet nga eksplozivi

Një automjet është përfshirë nga flakët në orët e para të mëngjesit të së shtunës në qytetin e Pogradecit.

Mësohet se mjeti ka qenë i parkuar në lagjen Nr.2 të qytetit në momentin kur është përfshirë nga flakët, rreth orës 03:00.

Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe pas këqyrjes paraprake dyshon se mjetit tip Citroen me targa PG 6433 B i është vendosur një sasi lënde shpërthyese, transmeton TCH.

Mjeti është në pronësi të shtetasit me inicialet P.N., 32 vjeç. Shpërthimi ka qenë i fuqishëm, aq sa janë thyer xhamat e disa ndërtesave në afërsi të tij, por fatmirësisht pas shkaktuar dëme në njerëz.

Policia thotë se po punon për zbardhjen e ngjarjes dhe identifikimin e autorëve të mundshëm të vendosjes së lëndës shpërthyese.

Exit mobile version