Site icon Telegrafi

Pogradec, plagosen 6 persona në festën e fitores së PS

Pas shpalljes së rezultatit, ku fitues është kandidati Socialist, Aleksandër Çela me 200 vota diferencë, 35-vjeçari Fatmir Perre për të festuar fitoren ka marrë çiften dhe ka qëlluar në ajër.

Pakujdesia dhe alkooli që mendohet të jetë konsumuar gjatë festës, ka shkaktuar dhe plagosjen e gjashtë personave. Sipas policisë, të plagosur janë K. Çela 19 vjeç, I. Shkullaku 18 vjeç, E. M. 16 vjeç, Xh. Liço 19 vjeç, P. Perre 35 vjeç dhe M. Beleshko 18 vjeç.

Policia ka arrestuar e 35-vjeçarin dhe ka dhënë ndihmën e parë për të lënduarit. /Telegrafi/
 

Exit mobile version