Gjate seancës së të premtes i pandehuri Halit Hykellari nuk ka folur rreth ngjarjes, por avokati i tij mbrojtës ka kërkuar që klienti i tij të shtrohej në një spital psikiatrik. Sipas palës mbrojtëse 60-vjeçari ndodhet në gjendje shoku dhe e ka kryer krimin gjatë një grindje të bastit.
Por, gjykata ka marrë parasysh kërkesën e prokurorisë duke vendosur masën “arrest në burg”, pasi i moshuari akuzohet për vrasje me paramendim. Tre ditë më parë Hykellari masakroi 35-vjeçaren Spahiu nënë e dy fëmijëve, me të cilën kishte lidhje intime prej tre vjetësh./Telegrafi/