Paul Pogba nuk do të ekzekutojë më penalltitë te Manchester United. “The Sun ” raporton se Ole Gunnar Solskjaer e ka caktuar Marcus Rashfordin si futbollistin kryesor në gjuajtjen nga pika e bardhë te Djajtë e Kuq.
Sipas mediave angleze, mosmarrëveshja midis të dy lojtarëve për hedhjen e penalltisë barazimin 1-1 me Wolvesin shkaktoi kritika ndaj një trajnerit, i cili nuk kishte përcaktuar paraprakisht se kush do të jetë ekzekutues i penalltive.
Sidoqoftë, norvegjezi nuk bëri asnjë koment publik duke thënë vetëm se “Të dy janë caktuar të gjuajnë penalltitë. Kjo varet prej tyre, sa të sigurt ndihen në ato momente.
Por, fakti që Rashford shënoi një penallti kundër Chelseat dhe që Pogba ka dështuar katër nga nëntë penalltitë e fundit, ka bërë që francezit t’i merret kjo e drejtë prej shtabit teknik të ekipit anglez.
Një vendim që nuk lidhet me fyerjet raciste që francezi mori në rrjetet sociale pas gabimit në fundjavën e kaluar.
“Ne jemi një familje dhe Paul është pjesë e asaj familje. Nëse ju sulmoni atë, ju sulmoni të gjithë ne”, tha Rashford duke e mbrojtur bashkëlojtarin. /Telegrafi/
Oh dear #Mufc #wwfc #Pogba pic.twitter.com/Tz203qEFnt
— StevenC (@SteC9911) August 19, 2019