Telegrafi

Pogba zgjedh tre golat e tij më të mirë në karrierë (Video)

Paul Pogba ka treguar se cilët janë tre golat e tij favoritë.

Mesfushori francez ka dhënë një intervistë për faqen zyrtare të FIFA-s, ku ka treguar së në ‘Top 3’ golat e tij favoritë, dy janë nga koha e kaluar në Juventus dhe një tek Manchester United.

Lexo po ashtu Pogba: Këta katër futbollistë mund ta thyejnë hegjemoninë e Messit dhe Ronaldos

“Vendi i tretë, për shkak të teknikës është goli volej ndaj Swanseas [këtë sezon]. Kjo sepse për shkak të teknikës nuk është e lehtë”, ka thënë Pogba për FIFA.com.

“Vendi i dytë, për Juventusin ndaj Napolit [Nëntor 2013]. Topi shkoj lartë, por u kthye në vendin e duhur”, përcjell Telegrafi.

“Ndërsa, në vendin e parë, favoriti im është goli ndaj Udineses [Janar 2013]. Shikojeni atë”, përfundoi francezi. /Telegrafi/