Paul Pogba është një nga mesfushorët më të mirë aktualisht në botën e futbollit.
Në një intervistë për Sky Sport francezi ka zbuluar katër idolët e fëmijërisë të cilët i ka ndjekur teksa është rritur.
“Cristiano Ronaldo, braziliani Ronaldo, Ronaldinho dhe Kaka. Si shumë të tjerë, kënaqsha duke i shikuara ata teksa luanin”.
“Familja ime më ka ndihmuar shumë. Kam pasur gjithmonë njerëz përreth që më kanë shtyrë të jemi më i miri”.
“U rrita në një kat së bashku me vëllezërit dhe kushërinjtë e mijë. Me vëllezërit flija në një shtrat, nuk ishte jetë e lehtë”, ka thënë Pogba. /Telegrafi/